Lajme
Fajdetë kanë lëshuar rrënjë në Kosovë
Sipas përfaqësuesve të bizneseve, fajdetë po ndodh për shkak të kushteve të pafavorshme për krediti në bankat komerciale dhe mungesë së mjeteve për financim të ndonjë projekti
Brenda 16 viteve të pasluftës, dukura e fajdeve ka lëshuar rrënjë në Kosovë, madje ajo ka marrë edhe përmasa shqetësuese kohëve të fundit. Derisa disa persona janë vrarë për këtë fenomen, e disa të tjera janë vetëvrarë, kjo dukuri shihet e rrezikshme dhe për funksionimin e bizneseve kosovare.
Sipas përfaqësuesve të bizneseve, fajdetë po ndodh për shkak të kushteve të pafavorshme për kreditim në bankat komerciale dhe mungesë së mjeteve për financim të ndonjë projekti. Sipas tyre, kjo po detyron qytetarët e konkretisht bizneset që të gjejnë alternativa për investime apo shpagim të ndonjë borxhi eventual.
Fajdetë janë para të huazuara në mënyrë joligjore nga qytetarët me normë të lartë të interesit.
Safet Gërxhaliu është kryetari i Odës Ekonomike të Kosovë. Ai thotë për REL se dukuria e huamarrjes joligjore është në rritje dhe po bëhet shqetësuese për shoqërinë, në përgjithësi. Shumë nga sipërmarrësit, në mungesë të aprovimit të një kredie nga bankat, drejtohen të marrin para borxh në mënyrë jo të ligjshme.
“Si duket nuk është vetëm fenomen më vete, por fenomen i institucionalizuar. Në këtë drejtim, vërtet duhet bërë më tepër që të parandalohet si dukuri, në dimensione të shumta. Edhe në dimensionin politik, social, kulturor, por mbi të gjitha në dimensionin etik. Dhe, këtu, më në fund, është koha kur duhet të vijë në shprehje fuqia dhe dora e shtetit”, thotë Gërxhaliu.
Policia e Kosovës tregon se që nga viti 2013 e deri më tash, janë raportuar 70 raste të fajdeve. Në vitin 2013, sipas Daut Hoxhps, zëdhënës në Policinë e Kosovës. janë raportuar 23 raste, 30 raste janë raportuar vitin e kaluar, kurse gjatë këtij viti janë raportuar 17 raste.
Në përgjigjen e tij, Hoxha tregon se në funksion të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive ligjore, duke përfshirë edhe veprat penale, që, sipas Kodit Penal, cilësohen “fajde”, Policia e Kosovës ka punuar intensivisht dhe ka realizuar operacione policore në shkallë vendi, janë arrestuar numër i madh i personave të dyshuar.
Musa Limani është profesor në Fakultetin Ekonomik. Ai tregon se fajdetë, pos që shkatërrojnë bizneset, në raste të caktuara, konfliktet përfundojnë me fatalitet.
“Fajdetë nuk janë të lejuara me ligj, por ndërmjet njerëzve mund të ndodhin këto marrëveshje financiare, të cilat e ngarkojnë shumë biznesin, për arsye se normat e kthimit janë shumë të larta, në kuptimin e marrëveshjes që bëjnë ndërmjet vete”, thotë Limani.
Por, Safet Gërxhaliu bën thirrje te bizneset që të flasin dhe tregojnë për këtë dukuri, pasi, sipas tij, dukuria e fajdeve ndikon edhe tek ekonomia joligjore.
Ndryshe fajdeja, ndëshkohen sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas këtij Kodi, kushdo që për vete apo për personin tjetër pranon ose kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë, në këmbim të shërbimit për personin tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim prej 5 deri në 12 vjet.
Ndryshe, si pasojë e fajdeve, dy javë më parë në komunën e Prizrenit u vra një qytetarë dhe dy [të tjerë u plagosën. I njëjti skenar ka ndodhur disa muaj më parë edhe në komunën e Vushtrrisë, kur për këtë çështje janë vrarë dy persona dhe dy të tjera janë plagosur. Kurse dy vëllezër kanë bërë vetëvrasje nga ky fenomen.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











