Autotech
Facebooku blen kompaninë që merret me verifikim të identiteteve
Facebooku ka konfirmuar blerjen e kompanisë së re “Confirm.io”. Kjo kompani merret me identifikimin e kartelave të identitetit.
Tani “Confirm” do të mbyllet dhe do të kalojë tërësisht si ekip dhe teknologji në Facebook, ku do të ndihmojë përdoruesit e rrjetit social.
Facebooku ka konfirmuar për “TechCrunch” se teknologjia e re biometrike do të përdoret për të konfirmuar identitetet e përdoruesve nëse atyre u hakohen llogaritë apo humbin fjalëkalimin.
Në shtator, Facebooku testonte një veçori që mundësonte hapjen e llogarisë vetëm me një ‘selfie’, ndërsa që nga viti 2013, Facebooku lejon njerëzit të dërgojnë fotografi të ID-së ose materialeve tjera identiteti për të rimarrë qasjen në llogari, transmeton Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










