F T E S Ë: KONKURSI I DITURISË
25. Qershor 2011, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë "Naim Frashëri" në Kantonin e St.Galenit
Edhe unë, mësues….janë fjalët më të shtrenjta që dëgjohen nga zëri i nxënësve të shkollës shqipe në këtë pranverë të bukur!
Por, edhe më bukur do të tingëllojnë në KONKURSIN E DITURISË, i cili organizohet
më 25. Qershor (E Shtunë) duke filluar nga ora 19.00, në Adresën:BZB Hanflandstrasse 17 9470 Buchs
Me këtë rast, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ të Kantonit të St.Gallenit fton të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit e shkollës shqipe që jetojnë dhe veprojnë në kantonin e St.Gallenit, që të marrin pjesë dhe të përkrahin nxënësit e shkollave shqipe të
Raperswill-Jonës,Flumsit, Melsit, Walenstadit,
Buchsit,Rebsteinit,Herbrugit,St.Margaretës, Altshtetes, Rorshahut, St.Gallenit
dhe Bacenheidit.
Përveç garës së diturisë, programi do të begatohet edhe me këngë e recitime.
Shpërblimi i parë………. Fr. 900.ooShpërblimi i dytë ……… Fr. 600.ooShpërblimi i tretë ……….Fr. 300.oo
Ejani dhe binduni në përpjekjet e nxënësve të shkollës shqipe në ruajtjen egjuhës dhe kulturës kombëtare!
Buchs, 27.Maj 2011 Kryesia e K.K. të LAPSH “Naim Frashëri“ SG
Vaxhid Sejdiu – kryetar i Këshillit të Arsimtarëve
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Kantonin e St.Galenit
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










