Lajme
Exit-Poll e nxjerr koalicionin PAN fitues të zgjedhjeve në Kosovë
Sipas rezultateve që ka nxjerr Exit-Poll, koalicionin fitues të këtyre zgjedhjeve është PAN (krahu i UÇK-së) me rreth 40 për qind. Lëvizja Vetëvendosje është e dyta me 30 për qind dhe e treta është koalicionin LDK-AKR me 27 për qind
Pak pas orës 19:00, janë mbyllur shumica e vendvotimeve në Kosovë, ndërsa sondazhet e Exit Poll, e nxjerrin koalicionin e UÇK-së (PAN) me të nominuarin Ramush Haradinajn për kryeministër, si koalicionin fitues të këtyre zgjedhjeve me rreth 40 për qind. Ndërsa sensacioni i zgjedhjeve të sivjetme, është Lëvizja Vetëvendosje me 30 për qind dhe e treta koalicionin LDK-AKR me 27 për qind.
Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë se fitorja e PAN-it është më e madhe se sa e Exit Pollit. Ai ka falënderuar qytetarët për besimin, por ka ftuar edhe subjektet tjera për bashkëpunim në të mirë të vendit.
“Uroj qytetarët e Kosovës. Të gjithë mekanizmat dhe subjektet politike për zgjedhje të lira dhe demokratike. E uroj sovranin për vendimin e marr. Një vendim që flet qartë. Besimi i është dhënë koalicionit PDK-AAK-Nisma. Fitorja është bindëse. Edhe ma bindëse se sa thotë Exit Polli. Mirëpo nuk do të hyjmë në shifra. Po presim numërimin. I ftojmë për partneritet edhe subjektet tjera për të mirë të vendit”, ka thënë Haradinaj duke shtuar.
“Në fakt, ne kemi rezultatin. Mekanizmat tonë të organizatës e kanë rezultatet. Të dhënat tona janë më të mëdha se sa të Exit Pollit”, ka përfunduar ai.
Blernad Stavileci nga PDK, ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma ka fituar zgjedhjet. Stavileci me këtë rast, ende pa u publikuar rezultati, ka uruar edhe kandidatin për kryeministër, Ramush Haradinaj.
“Urime fitorja! Sot ishte një fitore për partitë e koalicionit tonë. Falenderojmë forcat e sigurisë, po ashtu parterët tanë ndërkombëtarë”, ka deklaruar ai. “Sot ishte një fitore e PDK-së dhe e Kadri Veselit që vendosi interesat e përgjithshme para atyre personale”, shtoi Stavileci.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndërkaq ka njoftuar se deri në orën 19:00 në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë kanë votuar 41,38 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare mbi 1 milion e 872 qytetarë kanë pasur të drejtë të votojnë, për të zgjedhur se kush do të qeverisë me vendin. Në orën 19 00 janë mbyllur vendvotimet, pos në ato vendvotime ku ka pasur radhë të qytetarëve brenda qendrave të votimit që prisnin për të votuar.
Të drejtë vote kanë pasur më shumë se 1 milion e 872 mijë qytetarë, me mundësi votimi në 889 qendra të votimit. Nga votimet e sotme do të përcaktohet përbërja e ardhshme e Kuvendit të Kosovës, i cili ka 120 ulëse. Të gjitha vendvotimet, me disa përjashtime, janë hapur në orën 07 00 të mëngjesit, janë mbyllur në orën 19 00.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











