Kosova
Evropiani i Vitit 2020 shpallet Lul Raka
Për të pestin vit me radhë, me rastin e Ditës së Evropës, Bashkimi Evropian në Kosovë ndan Çmimin Evropiani i Vitit
Me rastin e Ditës së Evropës nga Bashkimi Evropian në Kosovë, Profesori i Mikrobiologjisë dhe Kontrollit të Infeksioneve në Universitetin e Prishtinës, Lul Raka është votuar si Evropiani i Vitit 2020.
Në ceremoninë e transmetuar sot në faqen Facebook të Bashkimit Evropian në Kosovë, Profesor Rakës çmimi iu dha nga Ambasadorja Nataliya Apostolova, Udhëheqëse e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së.
Të pranishëm ishin edhe të nominuarit e tjerë: Valbona Mazreku për 32 vullnetarët që ndihmojnë qytetarët në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë; Darko Dimitrijeviq, gazetar dhe aktivist; dhe Dr. Lindita Ajazaj-Berisha nga Klinika e Sëmundjeve Infektive në QKUK.
Eventit iu bashkuan edhe fituesit e mëparshëm, Majlinda Kelmendi, Kampione Olimpike në xhudo; Jeton Neziraj, drejtor teatri; dhe drejtori i kompanisë KIVO, Visar Ramajli; së bashku me Ministrin në detyrë të Integrimit Evropian, Blerim Reka.
Për të pestin vit me radhë, me rastin e Ditës së Evropës, Bashkimi Evropian në Kosovë ndan Çmimin Evropiani i Vitit për një individ/institucion që ka kontribuar më së shumti në promovimin e vlerave evropiane në Kosovë gjatë vitit të kaluar.
Të nominuarit për vitin 2020 përfshinin persona dhe institucione që kanë dëshmuar përkushtim të madh në luftimin e Covid-19 duke iu përmbajtur vlerave evropiane.
Fituesi u vendos përmes një votimi në llogarinë në Facebook të BE-së në Kosovë, nga populli i Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













