Lajme
Evropa përshpejton vaksinimin e fëmijëve
Vendet evropiane vendosën nën kontroll pandeminë e COVID-19, përshpejtuan vaksinimin e fëmijëve të moshës 5-11 vjeç kundër COVID-19 për të mbajtur shkollat hapur.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), rregullatori i BE-së i barnave, miratoi më 25 nëntor vaksinën Pfizer-BioNTech për grupmoshat 5-11 vjeç me shkallë të lartë infeksioni dhe se vaksina do të jepet me një dozë më të ulët se për personat mbi 12-vjeç.
Shumë vende morën masa për grupmoshën në fjalë, ku në BE janë rreth 27 milionë fëmijë.
Sipas masave synohet imunizimi i fëmijëve, të cilët zënë një vend të rëndësishëm në numrin në rritje të rasteve, të kontrollohet rritja e përgjithshme dhe të mos ndërpritet arsimi.
Në Austri, disa provinca, veçanërisht kryeqyteti i Vjenës, nisi vaksinimin e fëmijëve të grupmoshës 5-11 vjeç përpara rekomandimit të EMA-së.
Një projekt pilot filloi në Vjenë më 15 nëntor, me vaksinimin e parë të 200 fëmijëve. Që nga 25 nëntori fushata e vaksinimit të fëmijëve u përhap në të gjithë vendin.
Për shkak të shqetësimeve për variantin e ri Omicron, i cili u përhap me shpejtësi në vendet si; Hungari, Greqi, Spanjë, Gjermani dhe Austri, në shtypin vendas u pasqyrua se kishte një kërkesë të lartë nga ana e prindërve.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












