Lajme
Evropa në panik nga ‘Omicron’, masat e vendosura nga shtetet
Variani i ri i koronavirusit Omicron ka sjellë panik në Europë, e cila tashmë kërkon të ndalojë në valë të katër infektimesh duke rimarrë masat dhe rikthyer në fuqi shumë nga të mëparshmet.
Rasti më tipik është Holanda, e cila vendosi të rikthejë izolimin nga dita e diel, deri në datën 14 janar. Të dhënat që vijnë nga Amsterdami tregojnë se numri i rasteve me Omicron nga numri i përgjithshëm i infeksioneve dyfishohet çdo dy ose tre ditë. Ekipi kombëtar i menaxhimit të epidemive i ka rekomanduar qeverisë masa për të frenuar përhapjen e variantit Omicron dhe qeveria qendrore ka vendosur të marrë më të ashprën: bllokim deri më 14 janar.
Masat janë shtrënguar edhe në Danimarkë. Parlamenti miratoi kufizimet e shpallura nga kryeministrja Mette Frederiksen që përfshijnë mbylljen e teatrove, kinemave, sallave të koncerteve, parqeve argëtuese, muzeve dhe galerive të artit në të gjithë vendin për të frenuar përhapjen e koronavirusit, raporton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Austria ka aplikuar një masë të re, e cila nuk ka qenë më herët. Nga 20 dhjetori në vend mund të hyjnë vetëm personat që kanë marrë dhe dozën e tretë të vaksinës. Ata që kanë marrë dy doza të vaksinës, apo janë shëruar nga koronavirusi, do të duhet të tregojnë një tampon negativ. Të pavaksinuarit do të duhet të qëndrojnë në karantinë për 10 ditë.
Vala e katërt e infektimeve ka anuluar festimet për Vitin e Ri në Francë. Kryebashkiaku i Parisit njofto se për shkak të situatës së krijuar nuk do të mbahet ceremonia e hedhjes së fishekzjarrëve në natën e ndërrimit të viteve dhe koncertet e planifikuara në Champs Elysee.
Në Britaninë e Madhe, autoritetet po shqyrtojnë mundësinë për vendosjen e një izolimi total dyjavor pas Krishtlindjes, që do të ndalonte grumbullimet, përveçse për motive pune. Ky lajm u dha nga “Times”, i cili shpjegon se masat mund të vendosen për shkak të numrit të lartë të infektimeve që po regjistrohet në ditët e fundit. Megjithatë, ky nuk është një qëndrim i kryeministrit Johnson, i cili më herët ka mohuar kategorikisht mbylljen.
Nga ana tjetër, Gjermania ka futur Britaninë e Madhe në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e koronavirusit. Ky vendim nënkupton vendosjen e disa shtrëngimeve të udhëtimeve, të cilat hyjnë në fuqi mesnatën e së dielës. Një prej tyre është vendosja e karantinës 2 javë për këdo që mbërrin nga Britania, ndonëse mund të jetë i vaksinuar.
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Dy ekstradime të shtetasve kosovarë, në bashkëpunim me autoritetet gjermane -
Bernë: Posta Shqiptare synon transformim dixhital dhe zhvillim përmes UPU-së -
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












