Lajme
Evropa, drejt izolimit
Në kohën kur po shënohen rekorde të rasteve ditore të koronavirusit në shumë shtete të Evropës, qeveritë kanë filluar t’i kthejnë masat e izolimit që ishin marrë gjatë valës së parë të pandemisë në pranverë.
Franca tashëm ka vendosur orë policore gjatë natës në qytetet kryesore, përfshirë kryeqytetin Paris. Dy burime të afërta me qeverinë thanë se zyrtarët po shqyrtojnë masa shtesë, përfshirë fillimin e orës policore më herët në mbrëmje, izolimin e njerëzve nëpër shtëpi gjatë fundjavës dhe mbylljen e dyqaneve që shesin produkte joesenciale.
Ministri i Punëve të Jashtme, Gerald Darmanin, tha se Franca duhet të bëhet gati për vendime të vështira rreth masave për luftimin e pandemisë. Këtë deklaratë ai e bëri para një takimi të kabinetit, ku do të diskutohet për situatën e pandemisë.
Republika Çeke gjithashtu i ka shtrënguar masat kundër pandemisë, duke vendosur orë policore dhe kufizim të orarit për dyqanet me pakicë. Qeveria çeke ka dhënë urdhër që ora policore të fillojë nga ora 21, ndërsa dyqanet do ta kenë të kufizuar orarin në fundjavë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Në Gjermani, kancelarja Angela Merkel raportohet se i ka paralajmëruar politikanët se vendi është në cep të humbjes së kontrollit të luftës kundër koronavirusit. Për shkak të gjendjes shqetësuese, ajo vendosi që takimi me liderët rajonalë të 16 republikave, i planifikuar të zhvillohej të premten, të mbahet të mërkurën.
Në Itali, Ministria e Punëve të Jashtme i paralajmëroi qytetarët që t’i shmangin udhëtimet në vendet e tjera evropiane për shkak se mund të mbesin të ngujuar atje, në rast se vendosen masa kufizuese ndaj udhëtimeve. Sidoqoftë, italianët nuk i kanë pritur mirë masat e reja. Në shumë qytetet të mëdha pati protesta të dhunshme të hënën kundër kufizimeve të pandemisë.
Në Rusi, instituti për shëndetin e konsumatorëve urdhëroi që baret dhe restorantet të mbyllen nga ora 23 deri në 6 të mëngjesit për ta luftuar përhapjen e virusit, shkruan The Guardian.
E-Diaspora
-
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen Filmi i shkurtër “Prej 6-ve në 5” është përzgjedhur në garën ndërkombëtare të edicionit të 72-të... -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“














