Shkurt.ch
Evitohet në momentin e fundit ndeshja e dronit dhe aeroplanit me 197 udhëtarë
Personeli kishte arritur ta identifikonte këtë objekt fluturues me një diametër prej një metri, por tashmë ishte tepër vonë për aeroplanin që të bënte ndonjë manovrim me qëllim shmangieje
Një dron dhe një aeroplan i tipit Airbus i Kompanisë Ajrore “Swiss”, vetëm dhjetë metra i ka ndarë nga përplasja e mundshme fatale.
Incidenti ka ndodhur më 6 maj 2017 në afërsi të Aeroportit të Cyrihut por Qendra për Hulumtime në fushë të Sigurisë SUST i ka njoftuar mediet vetëm sot në një raport të vetin të publikuar rishtas, shkruan srf.ch.
Aeroplani në fjalë, sipas këtij raporti, kishte në bord 197 persona, përfshirë këtu edhe personelin dhe ndodhej në fazën e aterrimit, transmeton albinfo.ch. Ai po vinte nga Dar Es Salami i Tanzanisë.
Personeli, gjegjësisht piloti zviceran dhe kopiloti më i ri, gjerman, qe informuar përmes radiolidhjes se në zonën e fluturimit të avionit ndodhej një dron. Personeli kishte arritur ta identifikonte këtë objekt fluturues me një diametër prej një metri, por tashmë ishte tepër vonë për aeroplanin që të bënte ndonjë manovrim me qëllim shmangieje.
SUST në raportin e saj mban qëndrimin se një dron i madhësisë së përmendur mund të dëmtonte rëndë aeroplanin.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











