Jeta në Zvicër
Evitohet aksident i rëndë, kamionit shqiptar i lirohet rimorkioja në autostradë
Mëngjesin e së martës, më 26 qershor 2018, pak para orës 07.15, vozitësi i një autotransportuesi shqiptar të veturave me rimorkio, ka qenë duke udhëtuar në autostradën zvicerane A2, në drejtim të jugut, përcjell albinfo.ch.
Për shkaqe ende të panjohura, rimorkioja e autotransportuesit të veturave është liruar në zonën Riedbrücke dhe më pas është ndalur në rrugë. Për fat të mirë, askush nuk ka pësuar lëndime. Dëmet e shkaktuara arrijnë shumën prej rreth 10.000 franga. Autostrada A2 është dashur të bllokohet përkohësisht, në drejtim të jugut.
Me këtë rast janë mobilizuar Departamenti i dëmtimit të Gotthardit, Zyra kombëtare e qarkullimit nëpër rrugë, një shërbim tërheqës privat dhe policia e Kantonit Uri.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











