Lajme

Evakuohet sërish aeroporti i Bazelit, alarmi i katërt brenda një jave

Kërkohet edhe një herë durim në Euroaeroportin e Bazelit. Udhëtarët duhej të largoheshin nga ndërtesa të enjten.

Euroaeroporti i Bazelit duhej të evakuohej sërish sot, pas një alarmi, përcjell albinfo.ch.

Euroairport shkruan në faqen e tij kryesore se masa është marrë “për arsye sigurie”. “U kërkohet pasagjerëve të kontaktojnë linjën e tyre ajrore për informacion në lidhje me fluturimin e tyre”, vijon ai.

Ky është evakuimi i katërt në shtatë ditë. Sfondi në secilin rast ishin kërcënimet me bombë.

Arsyeja e evakuimit të së enjtes është ende e paqartë.