Lajme
Eurovisioni këtë vit, me masa të shtuara sigurie
Priten protesta të mëdha kundër përfaqësueses së Izraelit
Suedia do të presë këtë vit Eurovisionin me masa të shtuara sigurie për vizitorët, mes protestave të planifikuara kundër pjesëmarrjes së Izraelit, përcjell albinfo.ch.
Konkursi, më i madhi në botë i këtij lloji, mbahet sivjet në Malmo më datat 7-11 maj dhe pritet të tërheqë 100 mijë vizitorë në qytetin e tretë më të madh të Suedisë, i cili ka një popullsi të madhe myslimane, shkruan Reuters.
Organizatorët planifikojnë një homazh të veçantë për grupin suedez të popit ABBA, i cili fitoi Eurovisionin 50 vjet më parë.
Unioni Evropian i Transmetimit (EBU), që organizon konkursin, ka refuzuar thirrjet që Izraeli të përjashtohet për shkak të luftës në Gaza.
Polemikat mbi konfliktin kanë goditur tashmë ngjarje të ndryshme kulturore në gjithë Evropën.
Fokusi më i madh do të jetë tek konkurrentja izraelite, Eden Golan, pasi protesta të shumta të mëdha propalestineze janë planifikuar jashtë eventit të Eurovisionit në Malmo.
Izraelit iu lejua pjesëmarrja, pasi pranoi të modifikonte tekstin e këngës me titullin fillestar “Shiu i tetorit”, për të cilin EBU tha se u referohej sulmeve të Hamasit në Izrael më 7 tetor.
E-Diaspora
-
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg Pa pasaportë në Aeroportin e Dublinit, 18-vjeçari arrestohet dhe dënohet... -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











