Lajme
Europa vuan nga thatësirat
Europa është e etur për ujë. Ndryshimet klimatike, infrastruktura e vjetruar dhe mbetjet e kanë bërë ujin e pijshëm një produkt, vlera e të cilit është e paçmueshme.
Në kontinentin e vjetër, Zvicra është vendi me konsumin më të lartë të ujit për frymë, me rreth 300 litra në ditë.
Më pas renditet Italia, ku çdo banor konsumon 245 litra ujë në ditë: deri në 30 litra vetëm për të larë dhëmbët, 50 litra për dush dhe mbi 100 litra për larjen e makinës.
Në Verona të Italisë, administrata ka vendosur të reduktojë përdorimin e ujit të pijshëm.
Deri më 31 gusht uji i pijshëm nuk mund të përdoret për ujitje të kopshteve dhe fushave sportive, larjet e makinave, mbushjes së pishinave dhe çdo aktiviteti tjetër që nuk është i nevojshëm për nevojat njerëzore. Kushdo që shkel kufizimet, mund të gjobitet deri në 500 euro.
“Kam dëgjuar për këtë urdhër. Është e drejtë të shpëtojmë sa më shumë, të ruajmë ujin, gazin dhe energjinë”, shprehet një qytetare italiane.
Thatësira ka pushtuar edhe Portugalinë, më shumë se 80% e vendit zyrtarisht po vuan nga kushtet ekstreme, të cilësuara më të rëndat në 20 vjet. Për shkak të thatësirës, rezervuarët e mëdhenj po regjistrojnë nivelet më të ulëta të ujit.
Një situatë që rrezikon të gjunjëzojë bujqësinë vendase. Prej muajit prill në shumë shtete evropiane nuk ka pasur reshje shiu./Euronews
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









