Kosova
Eurodeputeti austriak: Kosova pagoi lirinë me gjak, nuk ia përmbushët premtimet që ia dhatë
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka kritikuar Bashkimin Evropian për mosliberalizim vizash për Kosovën, duke theksuar se është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor, populli i së cilit nuk mund të lëviz lirshëm nëpër zonën Schengen.
Mandl këtë deklaratë e dha në mbledhjen e Parlamentit Evropian, ku po diskutohet për Kosovën dhe raportin e progresit të saj.
“Sot po flasim për Republikën e Kosovës dhe raportin e Kosovës. Dua të them se Kosova e ka paguar me gjakun e saj lirinë, BE-ja dhe SHBA-ja e ndihmuan vendin për të fituar pavarësinë. Ky vend është bërë demokratik dhe ka shtet ligjor dhe këtë e ka bërë në shpejtësi të madhe. Është demokraci e qëndrueshme. Po, ligjvënia duhet të përmirësohet, por shteti ka një Kushtetutë të fortë”, ka deklaruar ndër të tjera Mandl.
“Ky shtet është njohur mbi njëqind vende, duke përfshirë edhe Izraelin. Ky është vend që ende njihet nga një pakicë anëtarësh të BE-së. Ky është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzon akses pa viza. Ky vend ka premtime që i janë bërë, të cilat nuk po respektohen. Më pas, premtimet i janë vënë prapa shpinës. Kjo po ndodh me Republikën e Kosovës”, ka thënë më tej ai.
Tutje, Mandl ka cilësuar se kosovarët janë populli më përkrahës i projektit të zgjerimit të BE-së, teksa ka thënë se mund të mësohet shumë nga ta dhe Kosova si demokraci e re.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









