Shqipëria
Euro vazhdon rënien
Tendenca rënëse e euros pritet të vijojë gjatë gjithë verës
Euro ka vazhduar rënien. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer me 127.07 lekë, rreth 0.17 lekë më pas se një ditë më parë. Euro ka hyrë në trend rënës që prej fundit të prillit dhe të martën ka shënuar ditën e tetë radhazi që ka humbur pikë ndaj monedhës vendase, duke humbur dy pikë. Ky është niveli më i ulët që nga fillimi i shkurtit 2009, shkruan ‘monitor’.
Prej fillimit të vitit 2018, deri sot euro ka humbur më shumë se 5.8 pikë ndaj lekut vendas. Kjo rënie kaq e fortë e euros nuk pritej që tani, përcjell albinfo.ch.
Faktori kryesor vijon të mbetet oferta e lartë për euro, sidomos ajo informale, që po kanalizohet përmes ndërtimeve.
Ekspertët e bankave pohojnë se ndikim ka dhe procesi i deeuroizimit, të nisur nga banka e Shqipërisë, por që nuk është thelbësor.
Tendenca rënëse e euros pritet të vijojë gjatë gjithë verës. Ekspertët argumentojnë se kjo do të jetë tendenca e euros duke qenë ecuria do të ndikohet edhe prej efekteve sezonale.
Ndryshe nga euro, dollari amerikan ka nisur të fitojë pikë përkundrejt lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar u këmbye me 106.86 lekë, rreth 0.26 pikë më shumë se një ditë më parë.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












