Kosova

EULEX-i nderon policin e vrarë, flamuri i Bashkimit Evropian, në gjysmështizë

Dita e hënë në Kosovë me vendim të presidentes Vjosa Osmani është shpallur ditë zie, në nderim të policit Afrim Bunjaku, i cili është vrarë orët e para të ditës së diel, në Banjskë të Zveçanit.

Pas institucioneve vendore, edhe EULEX-i e ka lëshuar flamurin e Bashkimit Evropian në gjysmështizë, bëhet e ditur në njoftimin e EULEX-it në rrjetin social “Facebook”.

“Sot mbajmë zi për humbjen e Rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në krye të detyrës. Flamuri i BE-së është ulur në gjysmështizë në nderim të tij. Me mendje jemi pranë familjes, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.