Shkurt.ch

ETH i Cyrihut shpërblehet me “Oscar” për teknikë filmi

Softueri i shpërbler është shfrytëzuar nga filmat bestsellerë të Hollivudit si "Avatar", "Kung Fu Panda", "Battleship", "Iron Man 3" etj.

Profesori i universitetit teknik të Cyrihut ETH Markus Gross dhe ish postdoktoranti i tij Nils Thürey janë shpërblyer me çmimin e ashtuquajtur “Oscar të teknikës” që e ndan Academy of Motion and Pictures Arts and Sciences (AMPAS).

Ajo për të cilën janë shpërblyer dy studiuesit nga Cyrihu është zhvillimi i softuerit për simulimin e tymit dhe eksplodimit. Ata, e kanë zhvilluar këtë program në vitin 2008 së bashku me Doug James dhe Thedore Kim nga Cornell University. Ndërkohë, softueri i tyre është shfrytëzuar nga filmat bestsellerë të Hollivudit si “Avatar”, “Kung Fu Panda” dhe “Battleship” etj. po ashtu edhe filmi “Iron Man 3” që së shpejti do të shfaqet në kinema është realizuar në saje të softuerit që mban emrin “Wavelet Turbulance”.

Për Markus Gross ky “Oscar” nuk do te jetë i fundit. Ai shpreson që të fitojë edhe çmime të reja të rëndësishme në industrinë e filmit, pasi që ndërkohë është bërë drejtor i laboratorit “Disney Research”, i cili i është bashkëngjitur universitetit ETH. Laboratori në fjalë, pas programit “Wavelet-Turbulance”ka zhvilluar një sërë teknologjishë tjera interesante të cilat jane ne rruge për në Hollivud.