Lajme
Estonia jep viza speciale pune për ‘endacakët dixhitalë’
Estonia ka dalë me një ide origjinale. Shtetas të huaj që duan të jetojnë në Estoni, por punojnë për kompani në vende të tjera, tashmë kanë mundësi të aplikojnë për një vizë speciale.
Pandemia ka krijuar një kategori të re punonjësish të njohur si “endacakët dixhitalë”: specialistë që jetojnë në një cep të globit, por punojnë për një kompani në një vend tjetër, shkruan voa, transmeton Albinfo.ch.
“Jam shefi ekzekutiv i kompanisë. Për momentin çdo gjë e drejtoj nga shtëpia, fizikisht i shkëputur nga ekipi. Edhe punonjësit e tjerë punojnë nga shtëpia. Po kalojmë një periudhë shumë interesante. Kjo ka dëshmuar se ata që kanë kapacitete dixhitale mund të bëjnë gjithçka nga çdo vend”, thotë Edilson Osorio, i cili drejton një kompani në Brazil.
Estonia ishte e para që përqafoi një eksperiment në formatin e punës në kushtet e pandemisë, duke filluar më 1 gusht një program të ri për t’iu përgjigjur realitet të krijuar nga pandemia.
“Estonia ka filluar të japë viza për “endacakët dixhitalë”. Kjo lloj vize jepet për dikë që punon në një kompani novatore teknologjike, me një produkt të paprovuar”, thotë Karoli Hindriks, themeluese e kompanisë “Jobbatical”.
Viza u jep mundësi specialistëve të punojnë përmes lidhjes me internet për kompani në vende të tjera dhe të jetojnë në Estoni deri në një vit.
“Mendoj se përfitimi më i madh për Estoninë do të jetë se do të tërheqë njerëz me ide të reja që do të zhvillojnë më tej mjedisin e biznesit”, thotë zonja Hindriks.
Estonia njihet si vend me rrjet të gjerë shërbimesh dixhitale: votë elektronike, mbushja e recetave për ilaçe përmes internetit dhe lehtësi të tjera.
“Pa diskutim, viza e re që jep Estonia për “endacakët dixhitalë” është një hap në drejtimin e duhur. Estonia ishte e para, por ka edhe vende të tjera që po e përqafojnë këtë ide që është përmirësim i madh, por ka edhe plot të meta. Një prej problemeve është se Estonia ka vendosur disa pengesa për këtë vizë. Autoritetet kërkojnë dëshmi të ardhurash mujore dy herë më të larta se të ardhurat mesatare në Estoni”, thotë Christoph Hueber, “endacak dixhital nga Gjermania”.
Shtetasit e huaj që klasifikohen si “endacakë dixhitalë” konsiderohen si “qytetarë të hapësirës dixhitale” dhe mund të aplikojnë për vizë përmes internetit. Mbi 70,000 vetë nga 170 vende kanë marrë statusin e “qytetarit të hapësirës dixhitale” në Estoni, gjë që u jep mundësi të shfrytëzojnë kapacitetet dixhitale në këtë vend, megjithëse kjo nuk nënkupton status të rregullt rezidence.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










