Lajme
Rritet numri i vizave të Shengenit, të lëshuara nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë
Ambasada e Zvicrës, në një përgjigje për albinfo.ch tregon se gjatë vitit 2021 janë lëshuar 19,737 viza të Shengenit të kategorisë C*, ku hyjnë vizitat familjare dhe 2522 ‘Viza D”*
Kosovarët janë të vetmit në Evropë që ende nuk kanë liberalizim të vizave për të udhëtuar në zonën Shengen. Pamundësia e tyre për të udhëtuar lirshëm, ka ndikuar që shumë kosovarë të aplikojnë për viza të ndryshme, në shumë shtete të Evropës, qoftë edhe për një vizitë turistike ku ata dëshirojnë.
Vetëm gjatë vitit 2021 Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka lëshuar 20 mijë e 259 viza, shkruan albinfo.ch.
Këto viza të lëshuara nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë janë të llojit: “Viza C” dhe “Viza D” të Shengenit.
Ambasada e Zvicrës, në një përgjigje për albinfo.ch tregon se gjatë vitit 2021 janë lëshuar 19,737 viza të kategorisë C*, ku hyjnë vizitat familjare dhe ato turistike.
Ndërsa të kategorisë ‘Viza D”* ishin 2,522, kryesisht për bashkim familjar, viza pune dhe viza studentore.
Pavarësisht se shteti i Zvicrës njihet si një shtet që nuk lëshon shumë viza, sidomos viza pune, sikurse Gjermania, këtë vit ka shënuar një ngritje, për dallim nga vitet e tjera.
Kujtojmë se në vitin 2019 kjo ambasadë lëshoi vetëm 2 mijë e 334 viza.
- Viza Shengen e tipit C
Ju mundëson të qëndroni në zonën Shengen më së gjati deri në 90 ditë. Ajo është veçanërisht e përshtatshme për aktivitete turistike, vizita familjare, udhëtime pune, kurse afatshkurtra të gjuhës ose për të marrë pjesë në aktivitete dhe kongrese. Viza klasike Shengen e tipit C përfshin viza turistike për Zvicrën; Vizë biznesi ose vizë vizitori në Zvicër. Ajo që duhet të dini: për një vizë vizitori ju nevojitet një letër ftesë.
- Viza Shengen e tipit D (e quajtur edhe vizë kombëtare)
Kjo vizë mundëson të drejtën e qëndrimit më të gjatë se 90 ditë. Kjo vizë është e përshtatshme për qëndrim afatgjatë me qëllim studimesh, pune, martese ose bashkim familjar. Shembuj klasikë të vizës Shengen të Zvicrës të Llojit D janë: viza zvicerane e punës, për t’u punësuar në Zvicër ose viza zvicerane për martesë, që shërben për martesën me një shtetas/e zviceran/e.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











