Lajme
Është shënuar 8 prilli, Dita e Romëve
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq, në Ditën ndërkombëtare të Romëve, ka premtuar ndihmë më të madhe për komunitetin rom
Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kremtim i historisë rome, traditave dhe kulturës, por njëkohësisht shërben për të bërë thirrje për përfshirjen sociale. Në këtë ditë synohet të rritet ndërgjegjësimi rreth sfidave me të cilat ballafaqohet ky komunitet në gjithë botën.
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq, në Ditën ndërkombëtare të Romëve, ka premtuar ndihmë më të madhe për komunitetin rom që t’i gëzojë të drejtat e tyre, sidomos të drejtën e kthimit dhe ri-integrimit në shoqëri, të drejtën për arsim, trajtimin mjekësor dhe të drejtën për punë, shkruan koha.net
“Uroj sinqerisht që 8 prillin ta kalojnë në gëzim dhe lumturi me sa ma shumë të mira materiale dhe shpirtërore”, citon KL urimin e ministrit Jevtiq, drejtuar komunitetit rom.
Dita Ndërkombëtare e Romëve është deklaruar zyrtarisht në vitin 1990 në Poloni, gjatë Kongresit të katërt të Unionit Ndërkombëtar Rom, në nderim të takimit të parë ndërkombëtarë të përfaqësuesve romë të mbajtur në prill të vitit 1971.
Kërkesat kryesore të tyre kanë të bëjnë me integrimin e jetës sociale ekonomike të vendit, mundësinë për punësim, strehim e arsimim për t’i dhënë fund asaj varfërie që i karakterizon.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”









