Muzikë
Ermonela Jaho sjell emocione në skenën e Teatrit të Operas në Tiranë
Buzëqeshje dhe lotë, sopranoja Ermonela Jaho sjell emocione të rralla në skenën e TKOB
Mes emocionesh dhe duartrokitjeve të gjata, sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, u prit me entuziazëm në koncertin e të mërkurës në mbrëmje në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë, transmeton albinfo.ch.
Sipas “ReportTV”, artistja interpretoi me gjithë shpirt në koncertin e titulluar “Kur ndjenjat marrin zë”, ndërsa salla ishte e mbushur plot me publik të zgjedhur, duke përfshirë artistë, aktorë, regjisorë dhe profesionistë të kulturës.
Jaho solli pjesë të njohura të repertorit klasik, si dhe arie që nuk ishin interpretuar më parë në skenën shqiptare. Përveç kësaj, koncerti la përshtypje edhe për praninë e madhe të publikut të ri. Performanca u realizua nën dirigjimin e maestro Fabrizio Maria Carminati, me pjesëmarrjen e korit dhe orkestrës së TKOBAP-së.
Sopranoja shqiptare është një nga zërat më të njohur të muzikës klasike në botë. Albumi i saj “Anima Rara”, i dalë në shtator 2020, ka marrë vlerësime të shumta, ndërsa për interpretimin e “Suor Angelica” në Barcelonë, ajo u nderua me çmimin “Artistja e huaj më e mirë” për vitin 2023.
E-Diaspora
-
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas Aktorja e njohur shqiptare Liri Lushi do të interpretojë rolin e Donika Kastriotit, figura dhe legjenda,... -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














