Lajme
Ermira Mehmeti, largohet nga politika
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ermira Mehmeti thotë se nga dita e sotme i ka përfunduar mandati i deputetes dhe përfundimisht braktisë politikën
Dikur ishte zëri i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni, BDI, ndërsa nga sot ajo ka shpallur divorc të përhershme me këtë parti dhe me jetën politike. Ermira Mehmeti, ish-deputetja e BDI-së ka braktisur jetën politike duke deklaruar dorëheqje nga të gjjtiha pozitat politike që ka mbajtur deri më sot.
Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se nga dita e sotme i ka përfunduar mandati i deputetes dhe se përfundimisht braktisë politikën, shkruan INA, transmeton Albinfo.Ch.
“Dëshiroj t’ju informoj se sot përfundon mandati im si deputete në Parlamentin e Maqedonisë. Gjate tete viteve të kaluara kam qenë e nderuar dhe e obliguar që t’ju shërbejë juve dhe të punojë për zgjidhjen e problemeve dhe realizimin e kërkesave tuaja. Sot përfundon ky rrugëtim përplot sfida dhe përgjegjësi për mua”, shkruan ajo.
“Dëshiroj të informoj opinionin po ashtu se duke filluar nga sot, publikisht dorëhiqem nga të gjitha funksionet e mia politike në Bashkimin Demokratik për Integrim”, shkruan Mehmeti.
Ajo thotë se nga dita e sotme, Ermira Mehmeti është vetëm një qytetare e lirë dhe nuk përfaqëson asnjë subjekt politik.
“T’ gjitha simbolet dhe ikonografia politike, duke filluar nga sot dhe në ditët në vijim, do të hiqen nga faqja ime zyrtare dhe nga faqja e fansave në facebook”, theksoi Mehmeti, e cila ka më shumë se një vit që kishte shprehur pakënaqësi me BDI-në, duke kërkuar reforma rrënjësore kuadrovike.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












