Lajme
Erdogan, në operacionin ndaj kurdëve, kërkon mbështetjen e Putinit
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se do të vazhdojë operacionin ushtarak në verilindje të Sirisë “me vendosmëri edhe më të madhe”, nëse luftëtarët kurdë dështojnë të respektojnë marrëveshjen për armëpushim, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara

Duke folur në Ankara, përpara se të nisej drejt Rusisë, Erdogan tha se të gjitha milicitë kurde duhet të largohen nga zona e sigurt që Turqia dëshiron ta krijojë përgjatë një pjese të kufirit të saj me Sirinë.
Erdogan tha se rreth 700 deri në 800 luftëtarë kurdë tashmë janë larguar, ndërsa mbeten edhe 1,200 deri në 1,300 të tjerë.
“Institucionet tona po e monitorojnë nga afër situatën në terren. Nëse premtimet që i ka dhënë Amerika nuk mbahen, ne do ta vazhdojmë operacionin aty ku e kemi lënë – këtë herë, me vendosmëri edhe më të madhe”, tha Erdogan.
Më 9 tetor Turqia ka nisur një operacion kundër forcave kurde në verilindje të Sirisë, duke thënë se dëshiron ta pastrojë kufirin e saj nga “terroristët”.
Në këtë ofensivë, qindra civilë janë vrarë dhe plagosur.
Pas tetë ditësh, me këmbënguljen e SHBA-së, Turqia është pajtuar për një armëpushim 5-ditor, për t’iu mundësuar kurdëve të largohen rreth 30 kilometra larg kufirit.
Afati i armëpushimit skadon mesnatën e sotme, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep Mësohet se me një operacion të Karabinierëve në zonën e Centro-s, Genova, çoi në arrestimin e...
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
Jeta në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains Një mbrëmje ekskluzive organizuar nga IllyrianBrains Vienna....
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027