Bota
Erdogan humb Ankaranë, edhe në Stamboll garë e ngushtë
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe partia e tij AK, duket se janë përballur me pengesa në zgjedhjet lokale, meqë partia me të cilën gjendet në koalicion qeveritar, ka humbur zgjedhjet në kryeqytetin e këtij shteti, Ankara dhe me sa duhet edhe në Stamboll.
Transmetuesit në Turqi kanë thënë më 1 prill se kandidati opozitar nga Partia Popullore Republikane, Mansur Yavas ka shënuar fitore të qartë në Ankara, derisa Erdogan pritet të pranojë humbjen edhe në Stamboll, pavarësisht se rezultati ka qenë aq i ngushtë, sa ka mbetur e paqartë se kush ka fituar.
“Në Stamboll, shumica e distrikteve janë ose tonat, ose jemi duke ngushtë me rezultate. Çfarë nënkupton kjo? Edhe nëse nuk fitojmë udhëheqësinë, njerëzit tanë i ka dhënë disktriktet partisë AK”, u ka thënë Erdogan mbështetësve në Ankara.
Këto janë zgjedhjet e para komunale të mbajtura prej kur Erdogan ka rritur fuqitë e tij ekzekutive më 2017, andaj ky proces është konsideruar test për fuqinë e presidentit turk, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Erdogan dhe partia e tij kanë fituar të gjitha zgjedhjet prej kur kjo parti ka ardhur në pushtet më 2002, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë kjo është parti është duke u përballur me opozitë në rritje për shkak të recesionit ekonomik, rritjes së papunësisë dhe inflacionit.
Katër persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, si pasojë e dhunës së lidhur me procesin zgjedhor në gjithë Turqinë.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













