Shkurt.ch
Enti i punës “i gjen punë” vajzës në një shtëpi publike
Një zyre lokale e Entit për Punësim në qytetin Augsburg të Gjermanisë ka dërguar një vajzë 19-vjeçare për të punuar në një shtëpi publike, shkruan gazeta “Allgemeine Zeitung”
Vajza e re tha se ishte tronditur kur të shtunën e kaluar ka marrë një letër nga zyra e punësimit lokal në Augsburg për të punuar si kameriere në një shtëpi publike me emrin “Koloseum Augsburg”.
“Unë isha duke kërkuar për një punë të mirë për mbajtjen e shtëpisë dhe jo për punë në një shtëpi publike. Jam tronditur kur kam lexuar letrën. Nëna ime ka filluar të bërtasë, kur ka dëgjuar për letrën”, tha vajza.
Shefi i qendrës për punësim në Augsburg, Roland Fuerst tha se kishin bërë një gabim, sepse ata nuk e dinin se “Augsburg Koloseum” është një shtëpi publike.
Zyra për punësim nuk e kishte kishte telefonuar vajzën për të parë nëse është e interesuar për një vend pune të këtillë por i kishte dërguar vetëm një letër.
Ndryshe, prostitucioni është i lejuar ligjërisht në Gjermani.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











