Kosova
Eno Peçi, premierë në Baletin Kombëtar të Kosovës
“Trëndafilat e jugut” ishte valsi më i gjatë që u luajt nga kërcimtarët e Baletit Shtetëror të Vjenës, në ambientet magjike të vilave perandorake, ku në rolin kryesor interpretoi balerini i njohur shqiptar, Eno Peçi
Kjo ishte hera e parë që një balerin shqiptar u ngjit në këtë skenë, i cili me paraqitjen e tij mrekulloi publikun.
Por, as ky sukses dhe asnjë tjetër nuk e ndan nga vendlindja, ku ai kthehet herë pas herë për të realizuar ndonjë shfaqje. Por, Kosova deri më tani për të ishte një destinacion i paprekur. Por jo më, ai erdhi për të realizuar një shfaqje me Trupën e Baletit të Kosovës dhe me një tematikë shumë të ndjeshme, shkruan KultPlus.
Kur ekipi i KultPlus arriti në Teatrin Kombëtar të Kosovës, provat gjenerale të shfaqjes “Exil” kishin filluar dhe skenën e kishin zënë balerinët, të cilët dukeshin të relaksuar. Aty ishte edhe koreografi i mirënjohur, Eno Peçi, i cili po jepte udhëzimet e fundit për balerinët. Kështu, të enjten në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të jepet premierë shfaqja “Exil”.
Tema e kësaj shfaqjeje ka të bëjë me ikjen e njerëzve nga Shqipëria në fundvitet e nëntëdhjeta, specifikisht ka të bëjë me një periudhë të konsideruar të errët për Shqipërinë, pra për vitin 97-të kur vetë prindërit kanë dashur t’i largojnë fëmijët e tyre nga Shqipëria për një jetë më të mirë, pavarësisht mosdëshirës së këtyre të fundit.
Në një intervistë ekskluzive për KultPlus, Eno Peçi ka dhënë përshtypjet e tij rreth shumë çështjeve që lidhen me shfaqjen dhe jo vetëm.
Në lidhje me ecurinë e provave të deritanishme për shfaqjen “Exil”, Peçi është shprehur shumë i kënaqur.
”Kanë shkuar goxha mirë, çdo gjë po ecën në procesin siç duhet të eci dhe jemi me kohë shumë mirë. Kemi filluar gati nga e diela me provat gjenerale. Aq më shpesh i bëjnë balerinët lëvizjet aq më mirë edhe mësohen dhe i kuptojnë edhe gabimet që bëjnë. Është në rrjedhimin e duhur dhe çdo gjë po ecën mirë”, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas Aktorja e njohur shqiptare Liri Lushi do të interpretojë rolin e Donika Kastriotit, figura dhe legjenda,... -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














