Sport
Enis Alushi bëhet baba dhe drejt e në përfaqësuesen e Kosovës
Çifti futbollistik Enis dhe Fatmire Alushi bëhen tashmë tre. Futbollistja shqiptare e kombëtares gjermane, Fatmire Bajramaj – Alushi dje është bërë për herë të parë nënë. Siç shihet në fotografi, pranë saj ka qëndruar edhe bashkëshorti dhe futbollisti i përfaqësueses së Kosovës Enis Alushi, raporton “albinfo.ch”.
Çifti futbollistik shumë i njohur në Gjermani vogëlushin e ka pagëzuar më emrin Arian. Sapo iu është gëzuar ardhjes në jetë të birit dhe është përkujdesur për shëndetin e bashkëshortes dhe Arianit të vogël, Enisi menjëherë është nisur drejt Kosovës për të qenë pjesë e ndeshjes vëllazërore Kosovë – Shqipëri e cila përfundoi më rezultat 2-2.
Në këtë ndeshje Enisi luajti pjesën më të madhe të lojës duke kontribuar në rezultatin e lojës. Futbollisti i FC St. Pauli në bundesligën e dytë gjermane ditë më parë është rikthyer nga një lëndim i cili e mbajti për gjashtë javë jashtë fushës.
E-Diaspora
-
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan Suzanna Shkreli ka përvojë të mëparshme zgjedhore, duke u bërë e njohur në vitin 2016 si... -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











