Sport
Ende ka shanse për Bunjakun
Deri pak ditë më parë gjithçka fliste për braktisjen e tij të shpejtë nga Nürnbergu...
Albert Bunjaku, futbollisti shqiptar nga Zvicra, prej disa vitesh luan në bundesligën gjermane për FC Nürnbergun, dhe ka luajtur disa ndeshje edhe për kombëtaren e Zvicrës. Deri pak ditë më parë gjithçka fliste për braktisjen e tij të shpejtë nga Nürnbergu…
Por tash duket se megjithatë shanset e tij për të mbetur në këtë skuadër të bundesligës janë ngjallur sërish. Trajneri i tij, Dieter Hecking ka thënë për gazetën “Bild” se gjasat e gjilanasit të talentuar janë të mira. ”Ne i mbajmë të gjitha opsionet hapur. As për Albertin nuk kemi marrë ende asnjë vendim”, kanë qenë fjalët e tij.
Por mbetet e paqartë nëse për sulmuesin e Nürnbergut do të ketë edhe një ofertë për kontratë të re. Ai vetë thotë: “Për mua tash gjëja më e rëndësishme është që të fitoj rast për përvojë loje. Aktualisht i kam tri oferta nga liga e parë dhe e dyta. Unë jam i bindur se do ta rikthej fuqinë time”.
Bunjaku nuk i ka bjerrë tërësisht as shpresat për angazhim të sërishëm në kombëtaren e Zvicrës. “Nëse do të filloj sërish të luaj në mënyrë të rregullt, pjesëmarrja në kombëtare do të jetë në mënyrë të natyrshme caku im i dytë i madh”, ka thënë ai për gazetën “Bild”.
I njohur për shkëlqimin e tij në sezonin 2009-2010 kur kishte shënuar 12 gola në 28 ndeshje, Bunjakun e ka ndjekur një fat jo i mirë. Ai në shtator të vitit 2010 kishte pësuar një lëndim nga i cili as sot e asaj dite nuk ka mundur të çlirohet krejtësisht. Në sezonin e kaluar Bunjaku ka pasur vetëm tri angazhime si rezervist.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










