Lajme
Emil Dimitriev propozohet për kryeministër të Maqedonisë
Partia që drejtohet nga Gruevski, VRMO-DPMNE ka propozuar kandidatin tjetër për kryeministër Emil Dimitriev. Ky i fundit pranohet edhe nga shqiptarët
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski ka njoftuar opinionin maqedonas se Nikolla Gruevksi në mëngjesin ditës së sotme, ka ofruar dorëheqje nga posti i kryeministrit të Qeverisë. Ai tha se procedura e largimit të tij fillon pas takimeve që liderët politikë kanë me komisionerin evropian për zgjerimin, Johanes Han.
Në anën tjetër, partia që drejtohet nga Gruevski, VMRO-DPMNE ka propozuar kandidatin tjetër Emil Dimitriev, për kryeministër të Maqedonisë. Ky u fundit konsiderohet njeriu më i besueshëm i Geruevskit, ndërsa nga vitit 2013, ka qenë sekretar i kësaj partie. Ai nuk është përmendë në asnjë rast nga “bombat” e opozitës.
Dimitriev, 38 vjeç ka lindur në Probishtip, ndërsa përveç që është sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, ai është edhe deputet i Kuvendit të Maqedonisë.
Dimitrev duket se është person i pranueshëm edhe nga partitë politike shqiptare.
Talat Xhaferi, koordinator i grupit parlamentar të Bashkimi Demokratik për Integrim, thotë se Dimitrievin e ka pasur zëvendës në Ministrinë e Mbrojtjes dhe është një person me të cilin mund të bashkëpunosh.
“Unë kam pasur rastin që si ministër i Mbrojtjes të bashkëpunoj drejtpërsëdrejti me kandidatin për kryeministër të ardhshëm…besoj që ai mund të kryej dhe të marrë përsipër të gjitha obligimet që dalin për organizimin e zgjedhjeve më 24 prill”, deklaroi mes tjerash Xhaferi.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












