E-Diaspora
Itali: Emigranti shqiptar plagos një polic dhe vret veten
Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forcat speciale e po kryejnë hetimet e rastit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në hyrje të stacionit Tiburtina në Romë.
Një emigrant ka plagosur me thikë një punonjës të policisë private Italpol, e pasi i ka rrëmbyer pistoletën, është vetëvrarë.
Emigranti rreth 20 vjeç ende nuk është identifikuar nga autoritetet italiane, e janë të panjohura motivet e këtij gjesti ekstrem.
Punonjësi i Policisë, 55 vjeçari Massimo Petrini, po kurohet në spitalin Umberto 1 në Romë. Ai ka marrë dy plagë në fyt dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën, raporton Gazeta Ekspress.
Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forcat speciale e po kryejnë hetimet e rastit mbi dyshimet e lidhjes së motivit të kësaj ngjarje. Autoritetet kanë sekuestruar të gjitha telekamerat e sigurisë në hyrje e brenda stacionit të metrosë.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











