Bota
Emigrantët u dërgojnë 430 miliardë dollarë familjeve të tyre: Rënie prej 2.4%
gjatë vitit 2016 emigrantët e punës në gjithë botën kanë dërguar 2.4 për qind më pak të holla (11 miliardë më pak) në familjet e tyre krahasuar me një vit më parë.
Në vendet e varfra dhe ato në zhvillim, shumica e popullatës ia del të mbijetojë, kryesisht falë dërgesave të rregullta (remitancave) nga familjarët në emigracion.
Sipas Bankës Botërore, ky burim jetësor për shumë familje të varfra ka dy vite rresht që po shënon ulje. Kështu, gjatë vitit 2016 emigrantët e punës në gjithë botën kanë dërguar 2.4 për qind më pak të holla në familjet e tyre krahasuar me një vit më parë. Që shprehur me shifra është 11 miliardë më pak në krahasim me vitin paraprak. Ndryshe, shuma e përgjithshme e dërgesave nga emigracioni gjatë vitit 2016 ka qenë rreth 430 miliardë dollarë.
Rënie mbimesatare të dërgesave janë regjistruar sidomos në vendet e Azisë Jugore si: India, Bangladeshi dhe Nepali. Por, të goditura nga ky reduktim kanë qenë edhe vendet e Afrikës.
Është për tu vënë re se pikërisht dërgimi i parave në vendet më të varfra të Afrikës kushton më së shtrenjti. Firmat që ndërmjetësojnë dërgimin e parave si Western Union, PayPal ose Moneygramm marrin afër 10 për qind të shumës në emër të taksës së dërgimit.
Reduktimi i remitancave do ta bëjë dukshëm më të vështirë qasjen në shërbimet shëndetësore,, ushqim e shkollim për familjet e prekura, thekson Banka Botërore.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









