Bota
Emigrantët shkojnë në Itali edhe ‘përmes’ Facebook-ut
Për shembull, për të shkuar nga Bodrum në Cosenza duhen nga 2000 euro në 4000 euro
80% e emigrantëve zbarkojnë në Itali nëpërmjet lidhjeve që krijojnë në Facebook, shkruan media italiane ‘ilsole24ore’.
“Për të kuptuar se si emigrantët hyjnë ilegalisht në Itali, nuk duhet të shohim detin, por Facebook-un”, shkruan gazetarja e ‘ilsole24ore’, Valentina Furlanetto.
“Nuk janë të pakta faqet në rrjetet sociale që informojnë se si mund të hysh në Itali. Këto faqe Facebook janë lehtësisht të gjindshme, mjafton të kërkosh pak. Në pamje të parë duken faqe normale që flasin për udhëtimet. Më pas, duke naviguar nëpër postime kupton se frekuentuesit e kësaj faqeje përdorin gjuhën arabe dhe ruse. Mjafton ndihma e një përkthyesi për të kuptuar që flitet për emigracion ilegal. Për shembull, për të shkuar nga Bodrum në Cosenza duhen nga 2000 euro në 4000 euro”, shpjegon Furlanetto, transmeton Scan.
Në artikullin e ‘ilsole24ore’, gazetarja përmend faktin se në 2019, Italia ka pasur 7032 hyrje ilegale, prej të cilave 2 në 8 mbërrijnë me anije tregtare, ndërsa pjesa tjetër me gomone të vogla, përcjell albinfo.ch.
“Me pak fjalë, e kemi kaluar gjithë këtë kohë duke u marrë me politikën dhe OJQ-të, ndërkohë që ‘zbarkimet’ vazhdojnë qetësisht nga kontaktet në internet, Facebook apo Skype”, thotë gazetarja e ‘ilsole24ore’.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










