Integrimi
Emigrantët indianë sigurojnë praninë e djathit të shenjtë të Italisë
Edhe në një botë tash më të globalizuar një lajm i tillë gjithnjë bie si një detonator në veshët e italianëve: Indianët sikhë sigurojnë vazhdimin e prodhimit të djathit Parmigiano, simbol monolit e kulturës italiane. Një shpëtim i cili gjen origjinën e tij në vitet ‘80-ta, kur emigrantët indianë, kryesisht nga Punjabi, u vendosën në Italinë qendrore dhe veriore.
Pas mbërritjes së tyre, të ashtuquajturit Sikh, fillojnë të investojnë në prodhimin e qumështit. Një punë e vështirë, kur dihet që kërkon një prezencë të vazhdueshme nga 6 deri në 20 orë, prandaj edhe shumë të rinj italianë braktisin një punë të tillë.
Këta punëtorë kanë qenë të mirëpritur shumë, sidomos kur dihet se ata kanë një respekt të veçantë për lopët, të cilat janë të shenjta në tërë Indinë. Gjë që bën që cilësia e produktit të jetë edhe më e shijshme.
Edhe pse disa anëtarë të LEGA-së shikojnë këtë prani me dyshim, ata i pushkatojnë me sy veshmbathjen tradicionale të emigrantëve të lartpërmendur, por janë të vetëdijshëm se prezenca e tyre është e domosdoshme.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











