Lajme

Emigracioni përgjysmon numrin e nxënësve shqiptarë në Dibër

Pakësohet numri i gjimnazistëve në komunën e Dibrës, me ç`rast këtë vit shkollor është përgjysmuar numri i nxënësve shqiptarë

Numër më i vogël nxënësish janë regjistruar sidomos në shkollat e mesme të komunës së Dibrës, raporton INA.

Në gjimnazin “Zdravo Çoçovski” në Dibër në vitin e parë janë regjistruar 116 nxënës në paralelet me mësim në gjuhën shqipe, ndërsa 80 nxënës në paralelen me mësim në gjuhën maqedonase. Kjo shifër e pakësuar është vlerësuar si shqetësuese nga drejtuesit e gjimnazit, të cilët kanë apeluar për regjistrim më masiv  të nxënësve shqiptarë, dhe të evitohet largimi i tyre drejt qyteteve të tjera.

Në gjimnazin e Qendrës së Zhupës janë regjistruar vetëm 38 nxënës, nga 102 nxënës që kanë përfunduar shkollën e mesme. Këto nxënës të regjistruar kryesisht janë regjistruar në paralelet me mësim në gjuhën turke dhe maqedonase, pasi që bëhet fjalë për komunën e banuar me komunitet torbesh. Këto shifra të regjistrimit paraqesin shqetësim për Dibrën, pasi që shumica e të rinjve çdo ditë po braktisë këtë komunë të dominuar nga shqiptarët.