Lifestyle
Ema Hoti, shqiptarja me titullin “Miss Sympathy in Switzerland”
Pas një procesi të gjatë seleksionimi, ku u paraqitën rreth 250 vajza, Ema arriti të dalë në top 10-shen e parë dhe u shpall "Miss Sympathy"
Modelja shqiptare, Ema Hoti e lindur dhe rritur në Zvicër, por me prejardhje nga Kosova, tashmë është bërë mjaft e kërkuar si imazh bukurie dhe së fundmi është shpallur “Miss Sympathy in Switzerland”.
Që në moshë të re ajo kishte pëlqime për fushën e modelizmit dhe me kalimin e kohës, tiparet e saj reflektonin në përputhshmëri të plotë me këtë profesion.
Në fakt “Miss Universe Switzerland” është një eveniment që solli shumë emocione, ku Ema Hoti ishte shpallur si njëra nga finalistet e garës prestigjioze.
Pas një procesi të gjatë seleksionimi, ku u paraqitën rreth 250 vajza, Ema arriti të dalë në top 10-shen e parë. Ani pse nuk arriti të merrte çmimin kryesor, ajo “rrëmbeu” titullin “Miss Simpathy in Switzeland” në garën që u mbajt më 28 shtator në Bernë.
Ema Hoti, me karizmën dhe elegancën e saj, ishte një garuese e denjë duke përfaqësuar në mënyrë të përkryer diversitetin e Zvicrës, dhe duke ruajtur njëkohësisht krenarinë për rrënjët e saj shqiptare.
Ajo është një fytyrë e re e modës, delikate, elegante, falë pamjes së saj dhe stilit të veçantë të veshjes. Në fakt ajo bëri shumë zhurmë edhe në mediat e Zvicrës, duke e konsideruar si një nga emrat më të spikatur të bukurisë, delikatesës dhe sharmit që ajo zotëron.
Ema gjithashtu pati mundësinë e jashtëzakonshme të sfilonte në Javën e Modës (Fashion Week) në Nju Jork, duke realizuar kështu një nga ëndrrat e saj të fëmijërisë, një ëndërr e përbashkët me miliona vajza në botë.
Duke u bërë pjesë e këtij konkurrimi, Ema ka arritur të inspirojë shumë vajza të tjera për të ndjekur ëndrrat e tyre, duke treguar se me përkushtim dhe besim në vetvete, gjithçka është e mundur.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













