Muzikë
Elza Maxhuni nga Grazi publikon projektin muzikor „Merci”
Se gjeneratat e reja në Austri nuk rrinë duarkryq kur është në pyetje muzika, tregon më së miri rasti i Elza Maxhuni.
Talentja e re shqiptare me emrin artistik Elevan para pak ditësh publikoi projektin e dytë muzikor „Merci“ të kontraktuar nga shtëpia muzikore „Sony Austria“, shkruan Albinfo Austria.
Këngë është duke u pritur mjaft mirë nga fansat e saj dhe të rrymës muzikore “Rap”. Për projektin e Elzës kanë shkruar edhe mediat gjermanofolëse jo vetëm në Austri, por edhe në Gjermani.
Portalet gjermane si: „16BARS“ dhe „NOIZZ“ e përshkruajnë bukuroshen shqiptare jo vetëm si këngëtare me perspektivë, por edhe si një biznesmene të suksesshme të dyqanit të saj kozmetik “Eleven Cosmetics” në Garz. E pyetur se përse kënga është titulluar “Merci”, këngëtarja me prejardhje nga Vushtrria ka thënë se këtë këngë e ka bërë për të falënderuar të gjithë simpatizuesit e saj, të cilët e përkrahen që nga e dita e parë e karrierës së saj.
Edhe pse e lindur në Graz dhe e re në moshë, ajo synon të lë gjurmë jo vetëm në biznes, por edhe në botën muzikore duke u bërë shembull i një shqiptareje ambicioze.
Së shpejti Elza Maxhuni do të publikojë edhe dy këngë të reja.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











