Shqipëria
Rrëfen Elvis Naçi: 5 vetë do të vdisnin, shyqyr që s’i paskemi futur brenda
Kryeministri i vendit Edi Rama, por edhe imami i njohur, Elvis Naçi, zbritën sot në terren, ku panë nga afër situatën në një prej zonave më të shkatërruara, siç është ajo e Thumanës. Në këtë vizitë, zv.kryeministri Erion Braçe bëri një përmbledhje të operacioneve dhe punës që po bëjnë në terren skuadrat e kërkim-shpëtimit, të cilat prej ditës së djeshme vijojnë pa pushin në kërkim të jetëve që ndodhen poshtë rrënojave.
Por Elvis Naçi ka treguar se në pallatin, i cili u shemb nga tërmeti, ka pasur një projekt që të strehonte disa persona në nevojë. Ai pohoi se banesa i ishte ofruar emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” nga një qytetar që jeton në Zvicër, por ai shtoi se ky plan fatmirësisht nuk u realizua.
“E di çfarë na ka ndodh te ky pallat? Kemi pas dhurim një shtëpi këtu. Po mendonim që të fusnim një familje, por shyqyr Zotit nuk e futëm. Ne sa herë kemi pas dhuratë një shtëpi, e marrim të hënën dhe e dhurojmë të enjten, por kjo banesë kishte 6 muaj që na e kishte dhuruar një shqiptar i Zvicrës, por s’e di pse s’na e bëri Zoti mbarë. Kur ka rënë, tani që e pamë. E kanë kismet, se ata 5 vetë do vdisnin. Shyqyr që s’i paskemi fut”, tha Naçi, teksa bisedonte me kryeministri Edi Rama.
Nga ana tjetër, Ilir Hoxholli theksoi se ishin pesë jetimë që do t’i fusnin brenda: “Ishin jetimë ata që do i fusnim brenda. S’e di pse s’na e pruri Zoti mbarë”, tha Hoxholli, përcjell albinfo.ch.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/805838949855276/
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










