Futboll
Elseid Hysaj dëshiron largimin nga Napoli
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj, dëshiron të largohet nga Napoli
Agjenti i Elseid Hysaj, Mario Giuffredi në një intervistë për Radio ‘Kiss Kiss Napoli’ ka konfirmuar edhe njëherë tjetër dëshirën e mbrojtësit të kombëtares shqiptare për t’u larguar nga Napoli në këtë merkato. Giuffredi ka theksuar se ai kishte rënë dakort me drejtuesit e klubit për ta lënë të lirë Hysajn të largohej, por deri tani diçka e tillë nuk ka ndodhur.
Menaxheri i mbrojtësit shkodran ka nënvizuar se ai dëshiron të provojë një eksperiencë të re, dëshiron të marrë frymë në një tjetër ambient dhe të rikthehet në nivelin e tij më të lartë në një tjetër kampionat, por deri tani Napoli nuk po ndez dritën jeshile për largimin e lojtarit pasi ofertat nuk kanë munguar.
Nga ana tjetër Giuffredi shtoi gjithashtu se nuk mund të lejojë që dy klientë të tij, Hysaj dhe Di Lorenzo i afruar së fundmi te Napoli, të luftojnë për vendin e titullarit në krahun e djathtë të mbrojtjes./
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje












