Integrimi
Elona Demi, fituese në zgjedhjet në Itali
Elona Demi është emigrantja shqiptare që ka dalë fituese në zgjedhjet vendore në Itali, të cilat u zhvilluan më 26 maj, njëkohësisht me zgjedhjet evropiane në rreth 3800 komuna italiane.
Kandidate në listën e qendrës së majtë italiane, 38-vjeçarja shqiptare ka fituar postin e këshilltares në Komunën Sorbola Mezzani, në provincën e Parmës, ku kryetar Bashkie sapo është zgjedhur Nicola Cesari, me 69.36% të votave.
Shqiptarja Elona Demi jeton prej disa vjetësh në këtë komunë.
E lindur në qytetin e Sarandës, ajo është diplomuar në Universitetin e Bolonjës për Juridik e në Universitetin e Parmës për gjuhë të huaja, e punon si profesioniste e lirë në fushën e gjuhësisë e përkthimit.
“Jam krenare për origjinën time shqiptare”, thotë ajo, “bagazhi im kulturor, historik e moral është një vlerë e shtuar në punën time”.
Ndërsa për fitoren e arritur ajo thotë “më kanë zgjedhur për aftësitë e mia e për vullnetin që kam për t’u vënë në dispozicion të komunitetit”, shkruan oranews, përcjell albinfo.ch.
Shqiptarja Elona Demi do të jetë këshilltare bashkiake në Komunën Sorbola Mezzani, ku jetojnë 13 mijë banorë.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












