Lajme
Eljesa Hajdari, asistente në “AC- ImmoCenter” në Frankfurt dhe në Bad Vilbel
Ajo është edhe autore e romanit "One Last Time"

Shumë të rinj shqiptarë po tregohen të suksesshëm në fusha të ndryshme në diasporë. Njëra nga to është edhe shqiptarja Eljesa Hajdari, transmeton albinfo.ch.
Eljesa, e cila ka të mbaruar gjimnazin në drejtimin e shkencave natyrore, tani është duke studiuar në drejtimin “International Management Bachelor of Science“- Invesment –Immobilien, e cila njëkohësisht është edhe asistente në “AC- ImmoCenter” në Frankfur dhe në Bad Vilbel, transmeton albinfo.ch.
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Frankfurt këtë herë me kënaqësi priti në vizitë autoren e romanit për të rinj “One Last Time”, Eljesa Hajdari, e cila është e lindur dhe e rritur në Frankfurt, por që është një rast tipik i suksesit të gjeneratës së tretë të komunitetit shqiptar nga Kosova.
Ajo u prit nga konsulli Fidan Ibrahimi, i cili e falënderoi për vizitën dhe e përgëzoi për botimin e librit, duke i uruar suksese të mëtutjeshme, ndërsa pranoi një libër nga vetë autorja Hajdari, për çka Ibrahimi shprehu mirënjohje.
Në romanin “One Last Time” bëhet fjalë për një vajzë të re që quhet Mary, e cila lufton, sakrifikon dhe mundohet t’i realizojë përpjekjet në bashkëpunim me FBI-në, për të shpëtuar si familjen e vet, po ashtu edhe atdheun e saj, USA, të cilës i kanoset rreziku nga një organizatë.
Eljesa qysh në fëmijërinë e hershme fantazinë dhe talentin për të shkruar i ka shprehur duke shkruar vjersha, tregime, poezi për fëmijë e të rritur, me tematika të ndryshme.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë Vala e ardhshme e të nxehtit në Austri është këtu: deri në 36°C, qiell me diell...
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak