Shkurt.ch
Elitat në shënjestër të SVP-UDC
Një fenomen në një strategji më të gjerë. Sonte, SVP-UDC do të mbajë fjalimin e saj tradicional në Albisgüetli.
Në mbrëmjen e dorëheqjes së presidentit të Bankës Kombëtare Zvicerane (BKZ), Philipp Hildebrand, Christoph Blocher kishte lëshuar një nga thëniet e tij të vogla, për të cilat vetëm ai mban sekretin: “Ne nuk kemi qëllime aq modeste”. SVP-UDC nuk do të kënaqet vetëm me kokën e Philipp Hildebrand-it.
Kush do të qëllohet sonte, thotë e përditshmja Le Temps, pas presidentit të Bankës Kombëtare të vitit të kaluar. Kush do të jetë në shënjestër gjatë fjalimit të zakonshëm të SVP-UDC-së në Albisgüetli ? Pas prokurorit Valentin Roschacher dhe Erwin Beyeler, të cilët i patën dalë në rrugë Christoph Blocher-it, dhe më vonë Philipp Hildebrand, shihet se lista vetëm se po zgjatet.
Tashmë është i njohur njëri nga kokat e ardhshme në shënjestër: Hansueli Raggenbass, kryetari aktual i BKZ-së. Rizgjedhja e tij duket e komprometuar. Por, kryesisht SVP-UDC synon të qëllojë Presidenten e Konfederatës, Eveline Widmer -Schlumpf, e cila është e akuzuar për tradhti, pasi ajo pranoi të zëvendësojë Christoph Blocher-in në Këshillin Federal.
Ky rast sikur bie nga qielli, sidomos kur dihet se partia po përballet me disa vështirësi zgjedhore dhe që është pak sa e tronditur nga dështimet e saj për të pushtuar Këshillin e Shteteve dhe Këshillin Federal. Kështu që Christoph Blocher mund të theksojë talentin e tij si një strateg, duke bërë të heshtin zërat kundërshtues brenda partisë.
Ekonomisti dhe ish-anëtari i bordit të BKZ-së, Jean-Pierre Ghelfi, mendon se kjo parti është në «kërkim të pandërprerë të destabilizimit të institucioneve». Nuk dihet a bëhet fjalë për opozitë, apo thjesht për hakmarrje. Përpjekjet për të shpjeguar arsyet e këtyre sulmeve kundër institucioneve janë të shumta.
“Kjo është absurde, mbrohet nënkryetar i SVP/UDC-së, Hans Fehr. Philipp Hildebrand ka spekuluar me dollarin, gjë që është e papranueshme për një bankier qendror. Të tjerët nuk kanë përmbushur detyrat e tyre, ose kanë kryer veprime të ndaluara. Janë ata që destabilizojnë shtetin”.
Askush, qoftë nga e majta apo e djathta qendrore, nuk e kritikon faktin se Christoph Blocher i ka transmetuar informacione Këshillit federal. Ajo që kritikohet është agresiviteti i sulmit dhe përdorimi i politikës.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












