Shkurt.ch
“Elina Duni Quartet”, sonte koncert në Cyrih
Kuarteti i i Elina Dunit prezantohet në kuadër të festivalit "Zürcher Theater Spektakel" me një koncert të xhazit ballkanik
Sonte në kuadër të festivalit “Zürcher Theater Spektakel” që po mbahet prej dhjetë ditësh në Cyrih, prezantohet me një koncert të xhazit ballkanik kuarteti i njohur i Elina Dunit.
Një zë tronditës dhe tre instrumentistë grandiozë. Kur këngëtarja shqiptare-zvicerane Elina Duni bëhet bashkë me mjeshtrit e xhazit si Colin Vallon (piano), Patrice Moret (bass) dhe Norbert Pfammatter (bateri), takohen kështu katër karaktere të mëvetësishme muzikore mes vete. Së këndejmi edhe muzika që bëjnë ata së bashku, është një shkrirje në mes të pasionit dhe melankolisë së folkut ballkanik dhe xhazit virtuoz modern.
Elina Duni, ka qëmtuar në shumë vende të ndryshme, duke filluar nga Shqipëria, vendlindja e saj dhe në vendet tjera të Ballkanit, deri në Turqi, këngë që i këndojnë dashurisë dhe pikëllimit, të cilat i ka Sonte në kuadër të festivalit riinterpretuar bashkë me tre instrumentistët virtuozë. Nga kjo ka dalë një xhaz bashkëkohor ballkanik pa kurrfarë kiçi folklorik.
Nga e mërkura (31 gusht) deri të premten, (2 shtator) në kuadër të po këtij festivali, në skenën e njëjtë jepet edhe shfaqja e baletit “Oh my God”, të realizuar nga Trupa e Baletit e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Koncerti mbahet në Landiwiese (Seebühne) Mythenquai, në Wollishofen të Cyrihut, buzë liqenit, me fillim në orën 21.00
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












