Lajme
Elezi: Toka ka kontaminim
Profesori kosovar Xhevdet Elezi, që ishte pjesë e projektit të financuar nga Komisioni Evropian për hulumtimin e ndotjes së tokës, tregon se konstatimet në atë raport janë të vërteta dhe s’kanë të bëjnë asgjë me tendenca siç po deklarojnë zyrtarët qeveritarë. Sipas tij, këto mostra na sinjalizojnë se ka ndotje të tokës dhe kontaminimi me metale të rënda mund të kalojë përmes zinxhirit ushqimor tek njerëzit.
Konstatimet e raportit të financuar nga Komisioni Evropian për ndotjen e tokës në Kosovë nuk janë shpikje të një individi, shkruan Express.
Profesori kosovar Xhevdet Elezi, që ishte pjesë e këtij projekti që udhëheq laboratorin “Agrovet”, mohon akuzat që janë bërë ndaj punës së tij dhe profesorit Wolfgang Spyra se kinse janë financuar nga struktura të caktuara për të nxjerrë rezultate shqetësuese.
Sipas gazetës Express, ai tregon se nga 1000 mostra të marra në tërë Kosovën, për shkak të kushteve janë përzgjedh vetëm 123 mostra, të cilat janë konsideruar që kanë pas nekrozë më të madhe apo koncentrim më të madh të ndotësve.
“Pra, në të cilat shkalla e vdekshmërisë së bimëve ka qenë më e madhe dhe për hir të buxhetit janë analizuar 123 bimë në pikëpamje të përmbajtjes së metaleve”, ka deklaruar Elezi.
Ndërkohë ministritë përgjegjëse, ajo e bujqësisë dhe ajo e mjedisit, kanë reaguar duke e kundërshtuar raportin.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












