Integrimi
Ekstradohet nga Çekia shqiptari i dyshuar për vrasjen e izraelitit
Shqiptari i cili dyshohet se në prill të këtij viti vrau një izraelit në Gjermani dhe më pas u arrestua në republikën çeke, është ekstraduar për në Berlin. Ai tash po qëndron në paraburgim.
Një shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, më 5 prill të këtij viti, dyshohet se ka vrarë në Berlin izraelitin, Yosi Damari.
Pas kësaj ngjarje makabre ai ishte munduar që të gjejë strehë në ndonjë shtet tjetër, por vetëm pesë ditë më vonë, me 10 prill arrestohet në republikën çeke. Dy muaj më vonë shtetasi shqiptar ekstradohet nga Çekia për në Berlin. Lajmin e konfirmon për gazetën bz-berlin.de, zëdhënësi i policisë, Martin Steltner.
“I dyshuari që nga data 26 qershor është ekstraduar nga Çekia dhe tash gjendet në paraburgim”, transmeton “albinfo.ch”.
Sipas medieve gjermane, shqiptari e ka njohur izraelitin në një hotel të Berlinit, ndërsa një ditë më vonë e ka vrarë.
Motivi i vrasjes ende nuk dihet.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













