Kosova
Ekspozohen 80 fotografi nga Lidhja e Dytë e Prizrenit
Në 80-vjetorin e mbajtjes së Lidhjes së Dytë të Prizrenit, në qytetin e Lidhjes u hap ekspozita me fotografi të atdhetarëve që kontribuuan në mbajtjen e Kuvendit të asaj kohe, e që ishte vazhdimësi e Lidhjes së vitit 1878, ndërsa kishte për qëllim bashkimin dhe mbrojtjen e trojeve etnike, përcjell albinfo.ch.
Për herë të parë publikut prizrenas iu prezantua edhe një periudhë e ndritshme e historisë së kombit. Janë këtu 80 figura të atdhetarëve të kohës që në shtator të vitit 1943 mblodhën Kuvendin e Dytë të Lidhjes së Prizrenit që u quajt vazhdimësi e Lidhjes së vitit 1878.
Ekspozita tërhoqi vëmendjen e shumë vizitorëve
“Rastësisht erdha dhe e pashë, më erdh shumë mirë që përjetova një kënaqësi shumë të madhe që po e shoh këtu gjyshin tim….Këtu kam edhe familjarë të tjerë, burrin e hallës, Sulejman Drinin, pastaj Durmish Celinën, familjarë i hallës, po ashtu Bekim Fehmiu ka qenë i familjes”, tha Elsa Kabashi, mbesa e Qazim Komanit.
“Aty ku flet historia e kombit, është mirë, u inspirova të nxjerr edhe disa vargje nga kjo ekspozitë, kjo është kënaqësi, sidomos të rinjtë tanë ta vizitojnë atë”, tha Myrvete Kabashi Leku, vizitore.
Pas një pune të gjatë, në përvjetorin e 80 u mbajt në Prizren konferenca shkencore, ku akademikët u paraqitën me 12 kumtesa, e më pas u hap edhe ekspozita.
“Kemi përzgjedhur 80 figura, të cilët kanë kontribuar në organizimin e Lidhjes së Prizrenit, në Komitetin Qendror dhe anëtarë të komiteteve të rretheve, siç janë, për shembull, nga Mali i Zi, nga Maqedonia, si dhe nga trojet e tjera të viseve të liruara”, tha Nexhat Çoçaj, organizator.
Kuvendi u mbledh në Prizren nga data 16 deri më 20 shtator 1943. Në të morën pjesë 45 delegatë të zgjedhur nga Kosova dhe trevat e tjera shqiptare.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













