E-Diaspora
Ekspozitë që sjell frymën e Kosovës në Zvicër
Në ekspozitën e hapur në QKK në Cyrih janë prezantuar 25 krijues të brezave të ndryshëm, prej të cilëve ka skulptorë, fotografë, poetë dhe piktorë
Të shtunën në Qendrën Kulturore të Kosovës në Cyrih, u hap një ekspozitë kolektive e shumë artistëve shqiptarë nga Kosova dhe trevat tjera shqiptare. Kurator i kësaj ekspozite ishte artisti i njohur nga Kosova prof. Jetullah Haliti – ETI.
Të pranishmit i përshëndeti profesori ETI i cili tha se në këtë ekspozitë ka artistë nga gjenerata të ndryshme, dhe gjithsej janë 25 krijues, prej të cilëve ka skulptorë, fotografë, poetë dhe piktorë.
„Në mesin e këtyre punimeve, kemi edhe skulpturën “Skënderbeu”, pastaj veprën e Kolë Idromenos „Motra Tone“ që nga kritika shqiptare e arteve konsiderohet si Monaliza shqiptare. Këtu po ashtu kemi edhe pikturën „Pëllumbat e Paqes“ vepër kjo e cila ka marrë shumë çmime ndërkombëtare, pastaj edhe veprat e heroit të Kosovës, Agim Ramadani”, tha Eti. Ai shfrytëzoi nga rasti që të falënderojë edhe Ministrinë e Diasporës e cila ka përkrahur materialisht mes tjerash edhe për transportimin e të gjitha këtyre punimeve.
“Kjo qendër këtu është shumë e rëndësishme për ne, por më vjen keq që në mesin tonë këtu nuk kemi edhe zviceranë. Sigurisht, kjo qendër është hapur tash vonë dhe çdo fillim i ka vështirësitë e veta. Është mirë që edhe të huajt t`i kemi këtu sepse ne duhet t`i tregojmë atyre se edhe ne shqiptarët krijojmë vlera artistike. Në kuadër të „Akademisë së arteve Europiane“ kemi pasur edhe të tjera ekspozita në vende të ndryshme në Evropë dhe ne do të vazhdojmë më tutje me prezantimin e vlerave të artistëve tanë. Veprat e ekspozuara këtu e kanë mesazhin e vet dhe unë besoj se secili mund ta gjejë atë, sepse ne nuk mundemi të shpjegojmë apelin e çdo vepre por vepra komunikon vetë me viizituesit e ekspozitës“ tha profesori Haliti.
Interesimi për të vizituar këtë ekspozitë ishte i kënaqshëm. Përveç artdashësve të tjerë, të pranishëm ishin edhe gazetarë, shkrimtarë e artistë. Prezent ishte edhe kryetari i Shoqatës së Artistëve Figurativ Shqiptarë në Zvicër, Nexhmedin Januzi, i cili i përshëndeti krijuesit për hapjen e kësaj ekspozite në Cyrih.
„Në emër të Shoqatës së Artistëve Figurativ, i falënderoj këta krijues dhe profesorin Haliti, i cili ka marrë këtë iniciativë për sjelljen e këtyre punimeve para artdashësve shqiptarë në Zvicër. Shoqata e artistëve figurativë ekziston prej tetë vitesh, me disa prezantime të saj me ekspozita kolektive dhe personale të piktorëve që veprojnë në Zvicër“ tha Januzi.
„Dua të ju njoftoj se Konsullata dhe Qendra Kulturore e Kosovës janë në dy objekte të ndara, por janë të binjakëzuara. QKK funksionon në kuadër të Ministrisë së Diasporës. E falënderoj drejtoreshën e kësaj qendre znj. Shukrie Ramadani e cila po e bën një punë të mrekullueshme dhe që ka arritur për një kohë të shkurtë të sjellë krejt shqiptarinë brenda këtyre katër mureve. Në të ardhmen do të përpiqemi që në këto ambiente të mos mbetemi vetëm me shqiptarë por edhe me zviceranë dhe komunitete të tjera që jetojnë këtu në Zvicër. Ne shqiptarët duhet të punojmë së bashku dhe në shumë drejtime që të kemi çka t`i tregojmë botës“ tha Konsulli Salih Sefa, duke shtuar se këtë qendër duhet ta shfrytëzojë çdo shqiptar që e do artin dhe kulturën.
Për rëndësinë e kësaj qendre si dhe aktivitetet që do të ndërmarrë ajo foli ushtruesja e detyrës së drejtorit të kësaj qendre, Shukrie Ramadani. Ajo veç tjerash tha se ne duhet t´u tregojmë të tjerëve se nuk jemi të suksesshëm vetëm në sport por edhe në art dhe kulturë, dhe se kemi qenë të suksesshëm edhe në kohët më të vështira. Për këtë arsye është turp që sot në këtë kohë kur i kemi të gjitha, të mos jemi të suksesshëm.
„Kjo ekspozitë është bërë me moton se „poezia është art dhe arti është poezi“ ngaqë mu kujtua Agimi, i cili në çdo pikturë të tij kishte një poezi, ku e pikturonte pikturën me shpirt dhe ia thurrte menjëherë poezinë. Jam shumë e lumtur që jeni ju sot këtu dhe shpresoj se herave të tjera do të ketë edhe më shumë bashkatdhetarë“ tha znj. Ramadani duke përshëndetur të gjithë artistët pjemsarrës në këtë ekspozitë.
Për fund u mbajt edhe një orë letrare ku u recituan poezi nga vetë autorët e pranishëm aty, të cilët kësaj ekspozite i dhanë edhe një kuptim dhe ngjyrim tjetër.
Artistët e prezantuar me veprat e tyre në këtë ekspozitë ishin: Agim Islamaj, Miradije Ramiqi, Musa Sadiku, Skender Lajqi, Rudina Proda, Nuri Jaupulari, Mehmet Baci, Lekë Rrotani, Idriz Balani, Olti Zejnullahu, Olti Haliti, Reshat Ahmeti, Jetullah Haliti, Hajrush Fazliu, Agim Ramadani dhe Shkelzen Gashi.
Kurse poetët që lexuan vargjet e tyre Sabit Gecaj, Ibrahim Avdyli, Bujar Salihu, Nexhat Maloku, Mimoza Erebara, Gani Qarri, Shukrie Ramadani dhe Adem Kicaj.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












