Ekspozitë e artistëve shqiptarë në Cyrih
Ekspozita do të jetë e hapur më 2 qershor, në Keller Galerie të Cyrihut në Zvicër
Bëhet fjalë për eskpozitën e dy artistëve shqiptarë Reshat Ameti dhe Ali Sinani. Reshat Ameti është piktor i lindur në Gostivar ndërsa Ali Sinani po ashtu ka lindur në Maqedoni, por jeton dhe punon në Zvicër.
Ameti ka kryer studimet postdiplomike në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, në klasën e Rexhep Ferrit, ndërsa punon si profesor në Fakultetin Pedagogjik në Shkup.
Ka fituar disa çmime dhe mirënjohje kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe është pjesëmarrës në shumë koloni artistike ndërkombëtare dhe në vend.
Është i përfshirë edhe në disa monografi, si p.sh. “60 Vite të Galerisë Nacionale” – Shkup, në: “50 vjet të SHAFM”, në monografinë “Artistët bashkëkohorë të Maqedonisë”, edituar nga Shoshua – Angli, në librin e V. Velickovskit “Gjeometrizmi në Maqedoni” dhe në librin “Biseda me artistë”, të Skënder Raufit.
Ka hapur disa ekspozita personale në qytete të ndryshme të botës, njofton Express.
Ndërkaq, Ali Sinani është anëtar i asociacioneve të ndryshme të artistëve zviceranë, gjermanë, austriakë dhe të Maqedonisë. Jeton dhe punon në Sankt Gallen të Zvicrës.
Në ekspozitën që do të hapet në Cyrih, Sinani paraqitet me 20 piktura vaj në pëlhurë, me motive nga jeta e përditshme. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 30 qershor
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











