Shkurt.ch
Eksportuesit më të mëdhenj të çokollatave, Gjermania e para, Zvicra e dhjeta
Zvicra ndodhet befasisht në vendin e dhjetë, me 802.2 milionë dollarë për vitin 2016. Zvicra është edhe shtëpia e “Nestle” dhe “Lindt”
Edhe pse njihet si një vend i prodhimit të madh të çokollatave, Zvicra nuk është në vendin e parë në botë, sa i përket eksportimit të çokollatave, shkruan ‘Telegraph.co.uk’.
Kjo faqe ka publikuar listën e dhjetëve vendeve që eksportojnë çokollata për vitin, derisa në top 10 mungojnë Meksika, Rusia, Spanja, Austria dhe Turqia, përcjell albinfo.ch.
Zvicra ndodhet befasisht në vendin e dhjetë, me 802.2 milionë dollarë për vitin 2016. Zvicra është edhe shtëpia e “Nestle” dhe “Lindt”.
Para Zvicrës janë Mbretëria e Bashkuar, Franca, Kanada, Polonia, derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në vendin e pestë, kurse Italia e katërta.
Në vendin e tretë është Holanda, ndërsa e dyta Belgjika me 2.9 miliardë dollarë, kurse ndoshta për shumëkënd befasi, Gjermania është e para me 4.5 miliardë dollarë të eksportuara për vitin e kaluar.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












