Kosova
Eksporti i Kosovës shënon rënie
Sipas të dhënave që i ka publikuar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), eksporti i mallrave në muajin gusht 2023 kishte vlerën 67,3 milionë euro, ndërsa importi 523,1 milionë euro.
“Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 3,1% në muajin gusht 2023, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2022, gjegjësisht në vlerë prej 455,8 milionë euro, krahasuar me deficitin 441,9 milionë euro në vitin 2022. Eksporti mbulon importin me 12,9%”, thuhet në njoftimin e ASK-së, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 21,7% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 19,1% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 13,7% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12,3% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre e 5,4% e përbëjnë produktet bimore.
Kurse, të dhënat e grupeve kryesore për import: 16,9% e përbëjnë produktet minerale; 12,6% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10,8% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10,3% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9,4% e përbëjnë mjetet e transportit; 6,0% e përbëjnë produktet e industrisë kimike e 5,9% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij, shkruan koha.net.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja















