Lajme
Eksperti spanjoll: Covid-19 ka pësuar mutacion
Pandemia e koronavirusit është ende aktive në gjithë botën.
Bota javët e fundit është përballur me një rritje të rasteve. Më shumë se 15.5 milionë të infektuar dhe 652,608 viktima, sipas të dhënave të fundit nga Universiteti John Hopkins.
Madje, disa vende janë duke u përballur me shpërthime të ndërlikuara.
Sipas ekspertit spanjoll, Javier Cabo, doktor i kirurgjisë kardiovaskulare, koronavirusi ka ndryshuar dhe tani aftësia e tij infektuese është shumëfishuar.
Cabo në një intervistë për “El Progreso de Lugo” është shprehur se që nga fundi i shkurtit virusi ka pësuar mutacion, përcjell albinfo.ch.
“70% i gjenomit të virusit ka ndryshuar dhe aktualisht fuqia e tij infektuese është bërë 10 herë më e madhe”, tha eksperti.
Ai theksoi se duhet të merren masa urgjente nga autoritetet për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Sipas Cabo, problemi i vërtetë do të jetë në vjeshtë: “Do të kemi problem të madh, sepse vetëm me gripin mbushen spitalet, imagjinoni me koronavirusin”.
Mjeku spanjoll beson se vetëm vaksina ose një ilaç efikas do t’i japë fund pandemisë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















